“Më erdhi fjala, por i thashë larg qoftë”, Rama tregon ftesën që ka marrë nga produksioni i Big Brother Vip

Mediale Vip

“Më erdhi fjala, por i thashë larg qoftë”, Rama tregon ftesën që ka marrë nga produksioni i Big Brother Vip

Më: 20 maj 2023 Në ora: 09:10
Edi Rama

Kryeminitri Edi Rama gjatë intervistës me Luiz Ejllin, ka zbuluar se nga Big Brother ka marrë ftesë për një video Call me këtë të fundit, por nuk kishte pranuar.

“Nuk ngatërrohem me këto gjëra unë”, tha Rama, gjatë episoditët të 7 të podcastit, ku i ftuar ishte dhe Benet Beci.

Pjesë nga intervista:

Kryeministri Edi Rama: Mbas gjithë atyre muajve pa asnjë vend për t’u fshehur, tani të takon të fshihesh gjithë kohës.

Luiz Ejlli: Jo, i fshehur jam. Më beso, kur isha brenda dy gjëra pyesja. Si më shohin jashtë, një, dhe pyetja e dytë sinqerisht i thosha, është ende Rama në pushtet? Nuk e kuptoj pse nuk ma thoshin. I thosha, çfarë ndikon kjo te loja ime, është Rama apo jo, për atë Zot i thosha. Vazhdon Rama në pushtet. Luiz, kujdes mikrofonin, thoshin. Ore, a vazhdon apo jo? Kujdes mikrofonin prapë. Po mirë ma thoni, i thoja.

Kryeministri Edi Rama: Po pse doje ta dije, për shembull.

Luiz Ejlli: Kur kam hyrë në ‘’Big Brother’’ kemi pasur një formular për të plotësuar me disa pyetje. Ndër to ka qenë dhe pyetja kryesore, çfarë do i kërkosh ‘’Vëllait të Madh’’ gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Dhe unë i thashë: Dua një video-call me Edi Ramën, nga brenda. E ke të shkruar dhe sot se e kam firmosur vetë. Futesha në “dhomë të rrëfimit” dhe thoja do e bëjmë atë vido-call me Ramën?

Kryeministri Edi Rama: Më erdhi mua fjala, por i thashë larg qoftë, jo. Nuk dua të ngatërrohem fare me “Big Brother” dhe nuk dua të di kush është ky person se unë të mbaja mend tjetër komplet, nga koha epike e daljes në skenë.

Luiz Ejlli: Po gjë e bukur do ishte.

Kryeministri Edi Rama: Elegant, i gjatë. Tani sikur ke hyrë pak në ujë, mu duke. Me flokët e zeza, ishe…, origjinale i ke të zeza apo jo?

Luiz Ejlli: Gështenjë.

Kryeministri Edi Rama: Nejse, në televizor të shihja unë.

Luiz Ejlli: Po edhe unë herën e fundit që të pashë, para se të hyja, nuk ishe kaq i bardhë.

Kryeministri Edi Rama: Lere unë. Unë kam mbaruar punë me ngjyrën e flokëve.

Luiz Ejlli: Ke mbaruar, po ja shih ku je.

Kryeministri Edi Rama: Ti vazhdon tenton të tregosh që ke flokë duke i bërë me bojë. Ma kishin thënë këtë gjë që do ai një video-call, po thashë mos, edhe unë të futem aty?! Tani një gjë dua të di unë. Kjo martesa, sa dole nga aty, është reale kjo apo është vazhdimi i spektaklit?

Luiz Ejlli: Po pse thua është reale apo vazhdimi? Po pyet për një shok apo për vete? Po pyet për lalin?

Kryeministri Edi Rama: Se thashë larg qoftë tani këtë e ka organizuar lali se do patjetër të martojë Luizin.

Luiz Ejlli: Unë se di si i keni punët me Lalin dhe nuk merrem me atë pjesë.

Kryeministri Edi Rama: Me lalin i kemi shumë mirë, po është reale?

Luiz Ejlli: Reale!

Kryeministri Edi Rama: E mirë, të trashëgohesh atëherë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat