Keisi Medini flet si rrallëherë për të ëmën, çfarë raporti ka ajo me Sabianin

Mediale Vip

Keisi Medini flet si rrallëherë për të ëmën, çfarë raporti ka ajo me Sabianin

Më: 29 maj 2023 Në ora: 13:10
Keisi dhe Sabiani

Keisi Medini ka treguar gjithnjë se sa e lidhur është me të atin, Sabianin. Por, çfarë raporti ka me nënën e saj e cila ka zgjedhur mos të ekspozohet në jetën publike? Këngëtarja ka folur si rrallëherë për marrëdhënien me prindërit e saj që janë divorcuar vite më parë.

E ftuar në ‘Why Not’, këngëtarja tha se marrëdhënien me Sabianin e ka shumë të ngushtë, ashtu edhe me të ëmën por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, dhe për këtë arsye ajo nuk flet shumë për të.

“Marrëdhënia me mamin është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje."

Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

“Normal që mami dhe babi takohen, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si rallëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat