“Më grisi xhupin e më goditi me statujë druri!”/ Zbardhet dëshmia e Princ Lekës në polici, ja si nisi sherri me ish-gruan dhe ish-vjehrrin

Mediale Vip

“Më grisi xhupin e më goditi me statujë druri!”/ Zbardhet dëshmia e Princ Lekës në polici, ja si nisi sherri me ish-gruan dhe ish-vjehrrin

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:11
Elia Zaharia, Princi Leka dhe Blerta Celibashi

Princ Leka, është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish-bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia

Mësohet se Princi ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton ne oborrin mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish- vjehrrit dhe më pas me dhunë fizike me sende të forta ndaj tij.

Nën kërcënimin verbal dhe fizik, Princ Leka është detyruar të lagohet nga oborri mbretëror për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzes së tij 3-vjeçare.

Menjeherë pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Gjithashtu, princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit Nënë Tereza, për të marrë ndihmën mjekësore shoqëruar dhe me kartën përkatëse.

Kujtojmë se Princ Leka, po shijon lidhjen e re të dashurisë me fotografen Blerta Celibashi.

Kjo romancë e Princit, vjen pas divorcit të Princit me Elia Zaharian, me të cilën kishte 7 vite martesë.

Pritet seanca gjyqësore për të marrë një vendim në lidhje me këte çështje.

Zbardhet dëshmia e Princ Lekës në polici, ja si nisi sherri

Zbardhet dëshmia e Princ Lekës në komisariatin nr 6 ku dhe është bërë denoncim.

 Ai në dëshmi thotë se ish vjehrri i tij Gjergj Zaharia e ka goditur edhe i ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri).

“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tiranë, për të takuar vajzën time të moshës 3-vjeçare, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin e administratës së Oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Me pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten.

Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshës 3-vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të ish-bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia.

Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim, duke më thënë “t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.

Në këto momente situata ka agravuar, shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma te këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, thuhet në dëshminë e Princ Lekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat