Bardhi merr në menaxhim Instagramin, kthehet me një dedikim për Sarën: Je arsyeja që unë marrë frymë

Mediale Vip

Bardhi merr në menaxhim Instagramin, kthehet me një dedikim për Sarën: Je arsyeja që unë marrë frymë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 10:38
Bardhi dhe Sara Gjordeni

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, Bardhi, duket se ka marrë nën menaxhim sërish Instagramin e tij.

Ai njoftoi se do të hapë një të ri pasi ky ishte në kontroll të Jetmir Agajt, me të cilin disi kishte prishur raportet.

Sidoqoftë, artisti i njohur tregon se është kthyer dhe se ka pasur nevojë për pak pushim.

Image
Bardhi dhe Sara Gjordeni

Reperi nga Kumanova po ashtu i bën një dedikim partneres së tij, Sara Gjordenit, me të cilën u njoh në këtë reality shou.

“Bardhi përsëri me ju. Ju kërkoj falje, por pata nevojë për pak pushim”, tha ai.

Këngëtari shtoi: “Faleminderit të gjithëve për gjithë përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shumë. E ti Sara Gjordeni, ti je arsyeja pse marrë frymë”.

Bardhi doli me vetë-dëshirë nga Big Brother pasi iu kumtua lajmi se nëna e tij ishte e sëmurë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat