Momente të bukura, Buci i propozon martesë Veronës në mes të festivalit

Mediale Vip

Momente të bukura, Buci i propozon martesë Veronës në mes të festivalit

Më: 27 maj 2024 Në ora: 18:02
Buci dhe Verona

Ylli Dervishi apo siç njihet për publikun, Buci, këtë vit ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Kjo pas pjesëmarrjes së tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP, ku bëri bujë të madhe me veprimet dhe lojën që zhvilloi brenda.

Veç Bucit, vëmendje të madhe asokohe mori edhe partnerja e tij, Verona Osmani.

Dyshja kanë njoftuar tashmë fansat se së shpejti do të bëjnë dasmë, edhe pse një propozim ndodhi më herët.

Së fundmi, u pa që ish-konkurrenti i ka propozuar të dashurës në festivalin UNUM.

Image
Buci dhe Verona

Pamjet janë bërë virale, ndërsa shihet duke u ulur në gjunjë për t’ia bërë propozimin.

“PO”, dëgjohet të ketë thënë Verona, ku më pas nuk ndalen duartrokitjet nga të pranishmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat