Ndonëse shumë nuk besuan në dashurinë e tyre, Ilnisa dhe Meritoni po shijojnë ditët më të bukura si çift. Ata periudhën e verës kanë qenë të pandarë e madje kanë ndarë shumë momente me ndjekësit dhe fansat e tyre në rrjete sociale.
Ilnisa është më tepër aktive dhe ndan episode edhe nga përditshmëria e saj.
Në një postim në Instastory, Ilnisa ka publikuar një foto ku duket një biberon dhe në sfond Meritoni. Krahas fotos ajo shkruan: Koha po ecën, ditët po ikin o Meriton…
Mesa duket ish-banorja e BBV3 po ia kërkon me stil një bebe Meritonit.