“Dua të shijoj jetën!”- John Cena zbulon si i tha gruas se nuk donte fëmijë: Kemi pasur biseda të vështira, por… Nuk mendoj se do të jem prind i shkëlqyer

Mediale Vip

“Dua të shijoj jetën!”- John Cena zbulon si i tha gruas se nuk donte fëmijë: Kemi pasur biseda të vështira, por… Nuk mendoj se do të jem prind i shkëlqyer

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 23:48
John Cena

John Cena është shprehur se nuk dëshiron të ketë fëmijë, por siç thotë ai nuk e ka pasur të lehtë t’ia thotë këtë gruas së tij.

Duke folur në Club Shay Shay, ai tha se diskutimet e tij me Shay Sharyazadeh për këtë çështje ishin mjaft të vështira.

“Kam pasur disa biseda të vështira që herët. Këto pyetje i bëmë njëri-tjetrit në takimin e parë apo të dytë. Është fantastike sepse ne të dy duhet të mbështetemi në këto momente të pakëndshme, t’i trajtojmë këto gjëra dhe të ndërtojmë një themel,” tha 47-vjeçari.

Më pas ai ka thënë se këto biseda e kanë afruar më shumë me bashkëshorten.

“Asgjë nuk është shumë e papërshtatshme për të qenë e paarritshme. Fillimi i një bisede rreth asaj që përcakton një familje na ndihmoi të jemi më afër,” tha ai.

Kujtojmë se ai ka rrëfyer në vitin 2022 se i mungonte dëshira për të qenë baba, dhe ai e ripërsëriti këto deklarata gjatë intervistës së fundit.

“Unë nuk mendoj se personalisht jam gati dhe nuk do të jem ndonjëherë për të investuar kohën e nevojshme për t’u bërë një prind të shkëlqyer. Unë dua të jetoj jetën Kam ende shumë për të bërë,” shpjegoi ai.

Cena sqaroi se ky nuk ishte një vendim i marr tashmë, por që e ka menduar gjatë dhe shumë këtë që kur ishte adoleshent.

Më tej ai tha se për të gjithë ekziston dikush që ka të njëjtat dëshira dhe të njëjtat vlera, sado e vështirë të duket në fillim.

John Cena takoi dashurinë e tij, Sey Saryazadeh në vitin 2019 dhe një vit më vonë ata u martuan në Florida.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat