“Je bërë si lopë!”/ Ronaldo Sharka rrëfen sfidën me komentet negative deri në momentin që vendosi të bjerë në peshë: Filloi të bëhej e bezdisur, kisha komplekse me kamerën…

Mediale Vip

“Je bërë si lopë!”/ Ronaldo Sharka rrëfen sfidën me komentet negative deri në momentin që vendosi të bjerë në peshë: Filloi të bëhej e bezdisur, kisha komplekse me kamerën…

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 22:41
Ronaldo Sharka

Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ka folur së fundmi  për vendimin e rëndësishëm që mori për të rënë në peshë. Ai u shpreh se në fillim nuk i ka patur problem komentet negative në lidhje me shëndetin e tij, por me kalimin sipas tij, ato u bënë shumë të bezdisshme.

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” shtoi se ka vetëm 1 muaj e gjysmë që ka nisur palestrën dhe nga 120 ka rënë 109 kilogramë.

“Në fillim i merrja me shumë sportivitet komentet, le ta themi troç “je bërë si lopë’,” tha ai.

I pyetur se kush i bënte komentet negative, Ronaldo u shpreh:

Të gjithë, edhe njerëz që ti pretendon që kanë një lloj niveli të komunikuarit dhe një lloj statusi në karrierë, por edhe njerëz përditshmërie. Në fillim nuk e kisha problem, pastaj filloi të bëhej shumë e bezdisshme, derisa një ditë të bukur pas përfundimit të “Top Arena”-s ku isha pjesë e stafit, ku kisha ngrënë edhe më shumë seç duhet. Nga mesi i korrikut, praktikisht 1 muaj e gjysmë ka që unë mora vendimin për të nisur palestrën. Isha në një fazë ku nuk lidhja as atletet e mia, pra barku më krijonte vështirësi, vështirësi në frymëmarrje, regjisorit i lutesha që planin ta kisha nga gjoksi e sipër se kisha shumë komplekse. Sado njerëz ty të flasin, të duhet thjeshtë ai kliku në kokën tënde që ti të thuash “stop dhe tani është momenti që ti të jesh mashkulli më i bukur i ekraneve shqiptare”. Unë jam 1.86 centimetra, ndoshta nuk dukej aq shumë se sa mund të duket tani. Në ditën që unë nisa palestrën isha fiks 120 kilogramë dhe tani jam 109 kg. Pra minus 11 kilogramë.

Pas kësaj përgjigjje Ronaldo u pyet në “Wake Up” dhe për ushqimet që po konsumon ndërsa u shpreh se nuk po mban diet të veçantë i mjaftojnë gatimet e mamasë si dhe ka eleminuar ëmbëlsirat.

Unë bëra diçka shumë të thjeshtë, i thashë vetes “shko në shtëpi dhe ha ushqimin e mamit”. Nuk ka nevojë as për dieta paketa që në fund të ditës janë biznes, por ke nevojë të hash ushqim shtëpie, pa bukë, pa ëmbëlsira. Kam hequr sheqerin, çdo lloj brumi, ushqimet që unë porosisja. Darka ime përfundon në 7 pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat