Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit – i flet me tone të larta te fytyra

Mediale Vip

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit – i flet me tone të larta te fytyra

Më: 12 mars 2025 Në ora: 13:04
Vserlo- Gjesti

Gjesti dhe Vserlo kanë vazhduar debatin mes tyre në orët e vona, pasi i theu një vezë në kokë.

Si pasojë e kësaj, banori nga Kosova mori dy dënime nga Vëllai i Madh, të shkonte në televotim dhe të vishej me një kostum si pulë e t’i mbante ca vezë.

Vserlo me këtë rast i kishte shpërhapur në shtrat vezët, teksa gjësendet tjera ia hodhi në tokë.

“Më ka hedhur sendet në tokë. I pafytyrë, tani më thotë Vëllai i Madh që të mos e ngacmoj”, u shpreh Gjesti.

Vserlo nuk e linte rehat, i shkoi sërish te fytyra dhe i fliste vazhdimisht, edhe pse banori i kërkoi që të largohej.

“Mos m’u afro te fytyra se ke pirë. Kaq ke limit tek unë”, i tha ai.

Ai donte që ta nxirrte nga vetja në mënyrë që t’i vinte ndonjë dënim më i madh nga produksioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat