Themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez, kanë dërguar ftesa për martesën e tyre të shumëpritur, e cila do të zhvillohet këtë verë, pas dy vitesh fejesë.
Sipas mediave të huaja, Bezos planifikon të investojë mbi 450 milionë euro për të organizuar një dasmë spektakolare në brigjet e Italisë, e cila do të zhvillohet në qershor 2025.
Edhe pse më parë kishin qarkulluar thashetheme se çifti do të martohej në Kolorado, Bezos i mohoi shpejt këto thashetheme.
Në rrjetin social X, Bezos iu përgjigj një postimi që ndante një artikull të New York Post, i cili citonte një burim të Daily Mail.
“E gjithë kjo histori është një gënjeshtër e plotë dhe asgjë nga këto nuk po ndodh. Thënia e vjetër ‘mos besoni gjithçka që lexoni’ është më e vërtetë se kurrë. Gënjeshtrat mund të udhëtojnë nëpër botë përpara se e vërteta të arrijë tek njerëzit. Kështu që jini të kujdesshëm dhe mos jini naiv”, ka shkruar Jeff.
Të ftuarit do të përfshijnë ata që ishin të pranishëm në ceremoninë e fejesës së tyre të mbajtur në një jaht luksoz në gusht 2023, dhe emra të famshëm si Bill Gates, Leonardo Di Caprio, Kris Jenner, Mbretëresha Rania e Jordanisë dhe shumë të tjerë.
Çifti njoftoi zyrtarisht lidhjen e tyre në janar 2019, pasi Bezos njoftoi divorcin nga gruaja e tij MacKenzie Scott, me të cilën ka katër fëmijë.
Në të njëjtën kohë, Lauren Sanchez po divorcohej edhe nga bashkëshorti i saj Patrick Whitesell, me të cilin ishte e martuar prej 13 vitesh dhe kishte dy fëmijë.
Ajo gjithashtu ka një djalë nga lidhja e saj me ish-yllin e NFL, Tony Gonzalez.