Është e lidhur jashtë? Reagon banorja e ‘BBVA’, Valbona Mhilli

Mediale Vip

Është e lidhur jashtë? Reagon banorja e ‘BBVA’, Valbona Mhilli

Më: 27 mars 2025 Në ora: 20:19
Valbona Mhilli

Për banoren e ‘Big Brother VIP Albania 4’, Valbona Mhilli, shpesh herë është aluduar se është e lidhur jashtë.

Pas daljes nga ky reality show në “Pardon My French”, Valbona i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate.

“Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë.

Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat