Bujar Mustafa nuk ndalet – publikon një duet të ri me Adelinën dhe paralajmëron një verë të nxehtë

Mediale Vip

Bujar Mustafa nuk ndalet – publikon një duet të ri me Adelinën dhe paralajmëron një verë të nxehtë

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Dy emra të njohur të skenës muzikore shqiptare, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija, vijnë me një duet të ri që premton të pushtojë zemrat e publikut dhe të jetë hiti i kësaj vere.

Kënga titullohet “Si arabe” dhe sjell një kombinim të veçantë zërash, ritmesh orientale dhe emocioni artistik.

Ky bashkëpunim fantastik nuk është vetëm një surprizë për fansat, por edhe një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të dy artistëve, të cilët po sjellin një frymë të re në muzikën shqiptare.

Projekti është realizuar mjeshtërisht nga Nurtel.

Videoklipi i këngës “Si arabe” pritet të tërheqë shumë vëmendje, falë stilit unik dhe performancës së fuqishme të dyshes Bujar dhe Adelina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat