“Nuk mendoj se ky është fundi im”/ Me lot në sy, aktori i njohur flet për sëmundjen e tij: Zgjohem çdo ditë dhe…

Mediale Vip

“Nuk mendoj se ky është fundi im”/ Me lot në sy, aktori i njohur flet për sëmundjen e tij: Zgjohem çdo ditë dhe…

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 21:01
Aktori i njohur, Eric Dane

Aktori i njohur, Eric Dane, i cili zbuloi se është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë ALS (skleroza laterale amiotrofike), ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për herë të parë për këtë çështje.

Në një klip promovues për “Good Morning America” të publikuar të enjten, më 12 qershor, Dane shfaqet i emocionuar përballë gazetares Diane Sawyer, me të cilën flet hapur për sfidat pas diagnozës.

 “Zgjohem çdo ditë dhe menjëherë kujtohem që kjo po ndodh. Nuk është një ëndërr”, u shpreh aktori 52-vjeçar, duke shtuar me lot në sy: “Nuk mendoj se kjo është fundi i historisë sime. Nuk e ndiej sikur ky është fundi im”.

Ylli i “Euphoria” e bëri publike diagnozën për herë të parë në prill të këtij viti përmes një deklarate për revistën “PEOPLE”, ku thoshte:

“Jam diagnostikuar me ALS. Jam mirënjohës që kam familjen time pranë ndërsa përballemi me këtë kapitull të ri”.

Gjesti bie nga "froni" dhe vendin e parë ia merr... - Çfarë po ndodh me ndjekësit e ish-banorëve?

52-vjeçari është i martuar me aktoren Rebecca Gayheart dhe çifti kanë dy vajza, Billie Beatrice, 15 vjeç dhe Georgia Geraldine, 13.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat