Gold Ag bëhet sërish baba, vjen në jetë vajza

Mediale Vip

Gold Ag bëhet sërish baba, vjen në jetë vajza

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 09:04
Gold Ag

Gold Ag është bërë sërish baba.

Këngëtari ka njoftuar se gruaja e tij, Ermira lindi një vajzë pas dy djemve. Ajo quhet Emblema.

Përmes një postimi në Facebook, artisti thotë se në po të njëjtën datë ka lindur edhe gjyshi i saj (babai i Arian Agushit).

Postimi i plotë:

Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit e Mëshirëplotit që sot prap na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë.Unë dhe Ermira u bëmë prind për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër.O Allah o Zoti im bëje rob falenderues dhe bëje më të mirë se sa ne e mendojmë.Çika e babit o gëzimi jonë, babi emrin po ta lo EMBLEMA, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.Paç shëndet e gjitha të mirat e Zotit bijë, e dije që deri sa të kem jetë do të jem krah i joti.

Emblema e babit me këtë datë lindi edhe gjyshi yt që ti nuk e ke në këtë botë, por kur të rritesh do ta kuptosh se sa e deshi këtë flamur që ja jep hijeshinë emblemës.Qofshim krenar me ty e mira e babit.Faleminderit o Zot ❤️ për të mirat e Tua të pafundme.

01 Korrik 2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat