Influencerja Berisha: Kukullën Labubu nuk do ia blija kurrë fëmijës tim, aq më pak vetes

Mediale Vip

Influencerja Berisha: Kukullën Labubu nuk do ia blija kurrë fëmijës tim, aq më pak vetes

Më: 4 korrik 2025 Në ora: 14:42
Influencerja Lena Berisha

Influencerja Lena Berisha ka shprehur qëndrimin e saj kritik ndaj trendit të fundit me kukullën Labubu, e cila është kthyer në një nga lodrat më të kërkuara, sidomos në mesin e të rinjve.

E ftuar në emisionin “Kosova Today”, ajo tha se fenomeni i përhapjes së kësaj lodre është pjesë e valës virale të trendeve që marrin vëmendje të paarsyeshme në rrjete sociale.

“Sipas mendimit tim është vetëm një kukull e pahijshme që është bërë virale, sikur plot modele, moda e trende të tjera që po bëhen. Mendoj se po i japin një famë kot”, tha Berisha.

Ajo shtoi se ka hasur edhe në teori konspirative që po qarkullojnë për kukullën në rrjetet sociale, por theksoi se nuk do ta blinte kurrë për një fëmijë.

“Nëse unë do të kisha një fëmijë, asnjëherë nuk do t’ia blija një kukull si Labubu, e aq më pak për vete”, shtoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat