Angelina Jolie dhe Salma Hayek surprizojnë pushuesit në Mexico City në një fluturim publik

Mediale Vip

Angelina Jolie dhe Salma Hayek surprizojnë pushuesit në Mexico City në një fluturim publik

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 00:22
Angelina Jolie dhe Salma Hayek

Dy yjet e mëdha të Hollywood-it, Angelina Jolie dhe Salma Hayek, i lanë të habitur pushuesit gjatë fundjavës kur u panë duke hipur në një fluturim publik nga Mexico City drejt qytetit bregdetar të Veracruz.

Aktoret u fotografuan teksa prisnin në radhë, larg luksit të zakonshëm të fluturimeve private që u përkasin shpesh personazheve të këtij kalibri.

Pamjet nga aeroporti i Mexico City treguan Jolie, 50 vjeçe, dhe Hayek, 58 vjeçe, të zhytura në një bisedë të ngrohtë, shkruan DailyMail.

E veshur me një pallto krem dhe syze të mëdha të zeza, Angelina dukej elegante dhe e qetë, ndërsa Salma zgjodhi një stil më sportiv me atlete gri dhe një pulovër të thjeshtë.

Pas mbërritjes në Veracruz, dyshja u pa duke shijuar një vakt në një kafene brenda aeroportit, duke përforcuar imazhin e thjeshtësisë dhe afërsisë së tyre.

Miqësia e tyre nisi në xhirimet e filmit “The Eternals” në vitin 2021 dhe u forcua me projektin e vitit 2024 “Without Blood”, ku Angelina mori rolin e regjisores dhe zgjodhi Salmën si aktore kryesore.

Gjatë një interviste për revistën People, Hayek ka përshkruar marrëdhënien e tyre si “si familje”, duke shtuar: “Bëjmë gjëra bashkë me fëmijët tanë, por edhe vetëm. Është mirë të kesh një mik që të bën të qeshësh dhe të qash”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat