Labinot Tahiri fejon djalin, pamje brenda ahengut

Mediale Vip

Labinot Tahiri fejon djalin, pamje brenda ahengut

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 21:49
Labinot Tahiri me gruan e tij

Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri sonte ka festuar një moment të veçantë në jetën e tij personale – fejesën e djalit, Eltonit, me Ina Behlulin.

Pas një sezoni të ngjeshur plot me ahengje dhe koncerte ku ai i ka dhuruar gëzim publikut, duket se ëmbëlsira e fundit e verës i ka takuar familjes.

Me emocione të sinqerta, Labi ka ndarë urimet e tij duke e përshkruar këtë ditë si një fillim të ri të mbushur me dashuri, lumturi dhe bekime.

Urimet nuk kanë munguar as nga producenti Bini Nebihu që Eltonin e ka konsideruar “artist, e djalin më të mirë”.

Urime të përzemërta për Eltonin dhe Inën, që dashuria e tyre të mbetet gjithmonë e fortë dhe rrugëtimi i tyre të jetë i mbushur me gëzim e harmoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat