Liri nga muzika drejt Netflix-it

Mediale Vip

Liri nga muzika drejt Netflix-it

Më: 7 shtator 2025 Në ora: 19:21
Liri 

Këngëtari i njohur Liri është gati të zgjerojë horizontet e tij artistike përtej muzikës dhe përtej kufijve shqiptarë. Ai pritet të debutojë si aktor në një projekt ndërkombëtar që do të publikohet në platformën gjigande Netflix.

Artisti ka përfunduar negociatat për një film të ri në SHBA, konkretisht në Los Angeles. Bëhet fjalë për një kontratë serioze në industrinë e filmit, që pritet të nisë xhirimet në muajt e ardhshëm dhe të shfaqet në Netflix.

Ndërkohë, mësohet se Liri ka përfunduar tashmë xhirimet e një projekti tjetër kinematografik, i cili nuk lidhet me Netflix-in, por tregon se ai është duke ndërtuar me seriozitet një kapitull të ri në karrierën e tij.

Ende nuk ka detaje të plota për rolin që do të interpretojë në projektin e Netflix-it, por vetë fakti që një emër  shqiptar po hyn në tregun ndërkombëtar është një arritje e madhe.

Në muajt në vijim, ai pritet të udhëtojë sërish drejt SHBA-së për angazhime të reja, ndërkohë që mbetet për t’u parë se sa hapësirë do t’i lërë muzikës gjatë kësaj periudhe të angazhuar në aktrim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat