Arbenita lë Dubain, shfaqet në këtë vend!

Mediale Vip

Arbenita lë Dubain, shfaqet në këtë vend!

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 21:45
Arbenita Ismajli

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut pas lajmeve të fundit që qarkulluan në media për një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj.

Pasditen e sotme, Arbenita ka udhëtuar nga Dubai drejt Milanos, ku ka ndarë me ndjekësit e saj një story në Instagram.

Në postimin e shpërndarë, ajo ka publikuar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, një gjest simbolik që shumë e kanë lexuar si mesazh force dhe qëndrueshmërie në një kohë kur emri i saj është përfolur më shumë se kurrë.

Kujtojmë se javë më parë në media u raportua për një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles, lajm që bëri bujë të madhe në rrjet.

Vetëm pak javë më pas, ajo u vu sërish në qendër të mediave, këtë herë për deklaratat e saj të forta ndaj ish-partnerit, reperit Fero, ku ndau akuza të rënda që tronditën opinionin publik.

Megjithatë, përtej zhurmës mediatike, Arbenita duket se ka zgjedhur të përqendrohet tek jeta e saj personale dhe profesionale, duke udhëtuar mes qyteteve të njohura botërore dhe duke shijuar momente intime që i ndan herë pas here me fansat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat