Iu fut poshtë jorganit? Klipi që zbulon më shumë raportin mes Toneyt dhe Bias

Mediale Vip

Iu fut poshtë jorganit? Klipi që zbulon më shumë raportin mes Toneyt dhe Bias

Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 22:36
Toney dhe Bia

Banori i Big Brother VIP Kosova, Toney, ka komentuar lidhjen dhe afërsinë e tij me Bian, një prej dinamikave më të diskutueshme aktualisht në shtëpi.

“Unë ndihem shumë mirë me të. Tani te kjo pjesë nën jorgan, se ka qenë vetëm fjalë. Sidoqoftë, momentet më të mira deri më tani i kam pasur me Bian", u shpreh ai.

Kjo pas një klipi që u shfaq në spektakël, ku thuhej se ka pasur më shumë mes tyre.

Megjithatë, Toney theksoi se kjo afërsi nuk nënkupton ndonjë pëlqim romantik, duke bërë të qartë se marrëdhënia e tyre nuk shkon përtej miqësisë.

Në anën tjetër, Bia duket më e hapur dhe më e afërt me Toney, gjë që ka bërë që komentet dhe dyshimet të shtohen mes banorëve dhe publikut.

Toney ndër tjerash duket më i tërhequr dhe se nuk ka pëlqim emocional për të.

Në vazhdim mbetet të shihet si do të shkojë kjo marrëdhënie mes tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat