U bë viral në koncertin e Alban Skënderajt, flet i moshuari: Dua ta takoj si fëmijë

Mediale Vip

U bë viral në koncertin e Alban Skënderajt, flet i moshuari: Dua ta takoj si fëmijë

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 21:42
Alban Skënderaj në Prishtinë

Vladimir Duro, i moshuari që u bë viral nga koncerti i Alban Skënderaj në Prishtinë, ishte në një lidhje direkte në “NOW” .

Ai shpjegoi lidhur me videon virale, duke thënë se gjithçka ishte pozitive dhe se të rinjtë në koncert kishin vetëm ngrohtësi dhe buzëqeshje për të.

“Komentet kanë qenë shumë të ngrohta dhe pozitive, sidomos nga të rinjtë që kisha afër në sallën e koncertit. Nuk pash asnjë kritikë nga të rinjtë që të thonin ‘po ky plakushi ose ky i vjetri, çfarë don mes nesh’, por kishte vetëm ngrohtësi, dashuri dhe buzëqeshje. Kjo më lehtësoi shumë atë mbrëmje, sepse nuk isha i vetmuar, por plotësisht në vetveten time dhe nuk shikoja as majtas as djathtas, por bëja atë që ndjeja në ato momente”, tha Duro.

Ai tha se ende nuk ka pasur mundësinë të takohet personalisht me artistin dhe shprehu një dëshirë të veçantë publikisht.

“Kam kontakte me menaxherin e tij, Oltin, i cili gjithmonë komunikon me mua për këto festa kaq të bukura që Albani organizon. Në çdo video që bëjnë Albani ose Mirjami, unë do bëj koment, sepse ato janë motivi i gjithë shqiptarëve nëpër botë. Patjetër kam një dëshirë që ndoshta mund të më plotësohet. I kërkoj vetëm një përqafim të ngrohtë si fëmijë. Ndoshta ky përqafim mund të vijë me datë 21 mars. Ky ballafaqim i ngrohtë dhe i përzemërt është shumë i rëndësishëm për mua”, tha ai.

Video e të moshuarit ku këndon me pasion këngën “Obsesion”, u bë një nga momentet më të pëlqyera të koncertit. Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta dhe të ngrohta, duke treguar se muzika është një forcë universale që tejkalon çdo barrierë dhe bashkon njerëzit në mënyrë të veçantë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat