“Ti që s’di ku ke varrin e babit, puthesh me çunat te Myslym Shyri”/ Përplasje të ashpra në shtëpi, Stelina-Inës: Femër që futesh mes çifteve

Mediale Vip

“Ti që s’di ku ke varrin e babit, puthesh me çunat te Myslym Shyri”/ Përplasje të ashpra në shtëpi, Stelina-Inës: Femër që futesh mes çifteve

Më: 13 janar 2026 Në ora: 13:01
Stelina

Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 vijojnë të shtohen akoma e më shumë dita ditës.

Në sfidën e dhënë nga Vëllai i Madh, Ina dhe Stelina u vendosën përballë njëra-tjetrës në lojën për shtypjen e pulsantit, ku përplasjet mes tyre nuk munguan.

Ina i përmendi Stelinës një histori personale që ajo e ka treguar në Për’puthen, teksa kjo e fundit iu kthye duke i përmendur puthjen e saj me Keijsin.

Pjesë nga debati-

Ina: Ti ke thënë ‘Qëkur ka ndërruar jetë im atë, nuk e di ku është varri i tij’.

Stelina: Vetëm kaq di publiku. Cila është arsyeja pse unë nuk flas me babin tim, atë e di unë.

Ina: Unë s’e di.

Stelina: A s’ke për ta ditur.

Ina: Një njeri që ka ndjenja… Ti mohon babin tënd, na tregon tani dashurinë që ke për Keijsin.

Stelina: Nuk do e arrish ta kuptosh ndonjëherë pse. Ti je femër e përkëdhelur dhe je mësuar të futesh mes çifteve.

Ina: Po, më ka përkëdhelur familja ime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat