Ermedin Demirovic feston kualifikimin në Botëror krah bashkëshortes - momente emocionuese nga festa

Mediale Vip

Ermedin Demirovic feston kualifikimin në Botëror krah bashkëshortes - momente emocionuese nga festa

Më: 1 prill 2026 Në ora: 08:59
Ermedin Demirovic

Sandra Demirovic, bashkëshortja e Ermedin Demirovic, ndau në rrjetet sociale fotografi të përbashkëta nga stadiumi 'Bilino Polje' pas kualifikimit historik të Bosnjë dhe Hercegovinës në Kupën e Botës.

Ata u shfaqën të buzëqeshur dhe të përqafuar, duke reflektuar emocionet e momentit.

Çifti është martuar në vitin 2024 në Gjermani, pas një lidhjeje disa vjeçare, dhe kanë një vajzë të quajtur Leana.

Skuadra e Bosnjë dhe Hercegovinës arriti një sukses të madh duke mposhtur Italinë në finalen e “play-off”-it.

Ndeshja përfundoi 1:1 në kohën e rregullt, me gola nga Moise Kean për Italinë dhe Haris Tabakovic për Bosnjën.

Bosnja shokon Italinë, kualifikohen edhe Republika Çeke dhe Suedia

Rezultati mbeti i pandryshuar edhe pas vazhdimeve, duke çuar ndeshjen në penallti.

Aty, Bosnja fitoi bindshëm 4:1, ndërsa golin vendimtar e shënoi Esmir Bajraktarevic.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat