“Mami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj në Portokalli vajzës së saj”, aktorja Suela Prendi: Ja çfarë më tha

Mediale Vip

“Mami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj në Portokalli vajzës së saj”, aktorja Suela Prendi: Ja çfarë më tha

Më: 11 prill 2026 Në ora: 22:41
Suela Prendi

Aktorja Suela Prendi, e cila u bë e njohur në ekran në imitimin e Selin, banores së “Big Brother VIP”, në programin e humorit “Portokalli”.

Ajo zbuloi se mamaja e Selin dhe shoqja e banores i kanë shkruar, për imitimin që i ka bërë njeriut të tyre të dashur.

“Erdha për audicion dhe më pëlqeu ideja. Unë kam poasur qëllim të futem në television dhe mënyra se si erdhi ishte shumë e bukur. Me Selin njihem nga një shfaqe shkolle, unë isha aktore ajo koreografe. Unë kam fatin që edhe i ngjaj si imazh, por në fakt edhe si karakter me gjestikulacionet, i kam shumë natyrale.

Mami i Selin më ka shkruar, shumë suksese, faleminderit shumë, je shumë e mirë dhe shoqja e saj. Jam ndjerë shumë mirë kur më kanë shkruar familjarët e Selin, e kisha me frikë se si do ta prisnin, mendova mos do të ndikojë, sepse aty gjërat hiperbolizohen pak për humor”, tha aktorja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat