“Ne të dy nuk mundet të vazhdojmë”, Fabjola ndahet nga Adioni pas presionit familjar të cilët i kërkuan edhe largimin nga Ferma VIP 3

Mediale Vip

“Ne të dy nuk mundet të vazhdojmë”, Fabjola ndahet nga Adioni pas presionit familjar të cilët i kërkuan edhe largimin nga Ferma VIP 3

Më: 24 prill 2026 Në ora: 23:20
Adioni dhe Fabjola

Pas momentit të tensionuar në spektaklin e së premtes të “Ferma VIP 3”, ku në emision u shfaq vëllai i saj dhe përcolli mesazhin e qartë të familjes, Fabjola Elezaj ka marrë një vendim të vështirë për raportin e saj me Adionin.

Sipas asaj që u pa në vazhdim, Fabjola është rikthyer në dhomën e rrëfimit, ku ndodhej Adioni, dhe i ka komunikuar se ata duhet t’i ndërpresin marrëdhëniet, në respekt të kërkesave që i janë bërë nga familjarët e saj jashtë.

“Ndodhi ajo që kisha frikë që në javën e parë. Duhet të distancohemi sepse kam familjen jashtë. Ndodhi që e bëra të vinte këtu për këtë temë dhe për mua është diçka që s’ia fali vetes, edhe nëse ma falin ata, kurrë. Sepse familjarët e mi nuk janë aq mirë me shëndet pas kësaj situate. Më kërkoi me dalë sonte, dhe me qëndru me kushtin që unë e ti të mos jemi bashkë”, tha Fabjola.

Ajo i shpjegoi Adionit se presioni dhe shqetësimi i krijuar te familja e saj e kanë vënë përballë një zgjedhjeje të dhimbshme, duke e bërë të ndihet fajtore për situatën dhe për ndikimin që kjo ngjarje mund të ketë pasur tek të afërmit e saj.

Pas këtij diskutimi, të dy vendosën që t’i shkëpusin raportet dhe ta vazhdojnë veçmas këtë aventurë brenda “Ferma VIP 3”, pas mesazhit të prerë të familjes së Fabjolës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat