Një vajzë e bukur dhe “Sytë e tu”, çfarë po sjell David Dreshaj?

Mediale Vip

Një vajzë e bukur dhe “Sytë e tu”, çfarë po sjell David Dreshaj?

Nga: Bota sot Më: 29 maj 2026 Në ora: 13:09
David Dreshaj

Një postim me një vajzë të bukur me një fustan blu në rrjetet e tija sociale ka ngjallur shukë kureshtje. E kemi fjalën për këngëtarin e hiteve David Dreshaj, por si duket vajza në krah të tij do të jetë pjesë në klipin e këngës më të re.

Mësojmë që kënga do të quhet "Sytë e tu" dhe pritet të vijë shumë shpejt me një video të bukur. 

Davidi ka bashkëpunuar me producentin Indrit Dode për muzikën, melodinë, mix-master dhe beat. Edhe teksti që i dedikohet dashurisë është krijuar nga vetë Davidi dhe Indrit Dode.

Image
David Dreshaj

Videoklipi është realizuar nga Mars Studio, Endrit Rrahimi, ku vajza modele në klip me sy blu quhet Andjela Vukadinoviç.

Por a do të jenë vërtetë sytë e saj ngjyrë blu vetëm për Davidin kjo pritet të shihet, e ne jemi tē sigurt se jo vetëm sytë por edhe veshi mezi pret ta shohë e ta dëgjojë kēngën e tij më të re.BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat