E quajti Mozën shkije, Arbër Sulstarova: Iliri nuk e kishte në konotacion negativ, nga kaosi del paqja

Mediale Vip

E quajti Mozën shkije, Arbër Sulstarova: Iliri nuk e kishte në konotacion negativ, nga kaosi del paqja

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 21:50
Arbër Sulstarova

Një debat i ashpër mes konkurrentëve Moza dhe Iliri ka tërhequr vëmendjen e publikut në Ferma VIP, ku diskutimi mbi nacionalitetin dhe identitetin degradoi në akuza dhe ofendime personale.

Gjatë debatit, Iliri e cilësoi Mozën si “antishqiptare” dhe përdori termin “shkije”, ndërsa në spektaklin e mbrëmjes së djeshme ai u shpreh se ishte ndier i ofenduar nga komentet e saj ndaj Italisë. Sipas tij, situata u përkeqësua në momentin kur Moza përmendi vajzën e tij, e cila nuk flet gjuhën shqipe.

Për këtë përplasje ka reaguar në “Ferma Club” edhe miku i Ilirit, Arbër Sulstarova, i cili e minimizoi konfliktin, duke e cilësuar atë si një debat mes miqsh.

Arbër Sulstarovau shpreh Sulstarova.

Duke komentuar garën, ai dha edhe parashikimin e tij për finalen e spektaklit, duke deklaruar se dy finalistët që do të përballen kokë më kokë për çmimin e madh do të jenë pikërisht Moza dhe Iliri. “Ilir në finale patjetër, me këmbët e veta dhe trurin e vet. Iliri, Moza, janë dy finalistët e fundit. ”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat