Përfundon me sukses aksioni i OJQ “Mundësia” për mamograf për Mitrovicën - QKMF “Dr. Nexhat Çuni” pajiset me Mamograf digjital

Mitrovica

Përfundon me sukses aksioni i OJQ “Mundësia” për mamograf për Mitrovicën - QKMF “Dr. Nexhat Çuni” pajiset me Mamograf digjital

Nga: F.B Më: 17 janar 2019 Në ora: 17:18
Mitrovicë

Me një ceremoni rasti në hapësirën rengenologjike të QKMF-së pas rregullimit të dhomës së veçantë nga shoqata “Mundësia” sot edhe solemnisht është bërë pranim-dorëzimi i aparatit të mamografit për qytetin e Mitrovicës si aksion i suksesshëm i shoqërisë civile përkatësisht OJQ “Mundësia” që ka zgajtur thuajse 4 vite dhe ka vlerëe  mbi 65 mijë euro.

Kjo shumë e mjeteve për aparatin digjital për Mitrovicën janë tubuar fal gatishmërisë së vetë shoqatës dhe mbështetjes nga komuna e Mitrovicës (grupi i grave asembleiste të Kuvendit të Mitrovicës), komuna e Skenderajt, këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, sindikata e minatorëve Trepça. Rotary Club nga Prishtina por edhe kontributit të shumë individëve edhe organizatave thonë në shoqatën “Mundësia” që janë dukshëm të relaksuar se ia dolën të sigurojnë mjetet dhe të pajisin QKMF me mamogarf që i ka munguar këtij institucioni edhe gjithë qytetit.

Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, është bërë ceremonia solemne e pranim- dorëzimit të mamografit ku moren pjesë stafi i OJQ “Mundësia”, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, zv. ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Veseli Makolli, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtori i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, Fevzi Sylejmani, drejtoresha e OJQ “Mundësia”, Hasime Tahiri, përfaqësues nga BIK-u, përfaqësues nga Policia e Kosovës, stafi mjekësor i QKMF-së si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Image

Drejtoresha e OJQ “Mundësia”, Hasime Tahiri dukshëm e emocionuar ka theksuar se realizimi i aksionit për një mamograf për Mitrovicën ndonëse ka apsur shumë vështirësi më në fund u kurorëzua me blerjen mamografit.  Prandaj jam shumë e lumtur që kjo iniciativë është jetësuar dhe do shërvbej nënave, motarve edhe të gjithë femrave nga Mitrovica edhe Skenderaj për kontroll edhe diagnstifikim të hershëm të kancerit të gjirit sëmundjes më të përhapur aktualisht. Jemi mirënjohës dhe falënderojë shumë komunën e  Mitrovicës, komunën e Skenderajt, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues të BIK-ut, përfaqësues të policisë dhe gjithë kontribut dhënësit e tjerë që kanë marrë pjesë në fushatën për mbledhjen e fondeve të mamografit.

Kryetari Agim Bahtiri, tha se është kënaqësi e veçantë që sot ne përurojmë një mjet digjital i cili është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës dhe të rajonit, sepse përmes kontrollit dhe diagnostifikimit të hershëm mund të shërojmë këtë sëmundje. Përgëzoi të gjithë ata që kanë kontribuar për blerjen e këtij mamografi sepse me këtë gjë ata do të shpëtojnë jetë të njerëzve.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, uroj të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe ata të Skenderajt për blerjen e mamografit, duke thënë se ka qenë shumë i nevojshëm si dhe falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar në blerjen e tij.

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani, tha se ndihet jashtëzakonisht mirë qe pas 5 vitesh Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë më në fund u pajis me mamograf, e për këtë falënderoj OJQ “Mundësia” e cila ishte inicuese për blerjen e kësaj aparature shumë të nevojshme, dhe tha se ndihet e nderuar si Drejtori e Shëndetësisë kanë arritur të blejnë këtë aparaturë mjekësore.

Më pas është bërë pranim-dorëzimi i mamografit digjital dhe prerja solemne e shiritit nga drejtoresha e “Mundësisë Hasime Tahiri-Hasani, kryetari Agim Bahtiri, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe zëvendës ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Vesel Makolli.

Ky aparat është i teknologjisë së fundit që përdoret edhe në spitalet tjera rajonale në vendin tonë, ofron mundësi të mirë për kontroll të hershëm që përbën shërim dhe do të ketë koston dhe pritjen për ekzaminim dukshëm më të vogël se më parë, kur në vendet tjera duhej të pritet me muaj për një kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat