Mitrovica më shumë se 30 orë pa rrymë, qytetarët të indinjuar - Bota Sot
Mitrovica më shumë se 30 orë pa rrymë, qytetarët të indinjuar

Mitrovica

Mitrovica më shumë se 30 orë pa rrymë, qytetarët të indinjuar

Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:10
Ilustrim

Qyteti i Mitrovicës për më shumë se 30 orë ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e djegies së një trafoje në këtë qytet që ka ndodhur të martën rreth mesditës.

Qytetarët shprehen tejet të indinjuar për një situatë të tillë, duke akuzuar KEDS-in për neglizhencë dhe papërgjegjshmëri, ndërsa pronarët e bizneseve kërcënojnë me mos pagesë të faturave.

“Është turp. Që gati dy ditë mos me qenë në gjendje me rregullu rrymën, kjo s’ka koment. Punëtorët e KEDS-it janë të papërgjegjshëm. Ata ose nuk po dinë ose nuk po duan të punojnë”, ka thënë për kp, Sanije Pllana, qytetare e Mitrovicës.

Ndërsa, Albert Gashi, pronar i një dyqani në Mitrovicë, thotë I indinjuar se nuk do ta paguaj më rrymën.

“Jam I sigurt kjo nuk ndodhë as në vendet më të prapambetura në botë. Dy ditë mos me qenë në gjendje me rregullu një rrymë, katastrofë” u shpreh ai.

Në anën tjetër, KEDS-I përmes një komunikate dërguar mediave, ka informuar se punëtorët e kësaj Kompanie janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, pritet që furnizimi me energji elektrike për qytetarë e Mitrovicës me rrethinë të kthehet në mbrëmje.

Lexojeni të plotë komunikatën e KEDS-it

Krijohet në afat rekord zgjidhja për furnizim të Mitrovicës dhe Trepçës

KEDS, ka krijuar një zgjidhje të shpejtë për furnizim me energji elektrike të Mitrovicës dhe Trepcës, pas djegies së djeshme. Zgjidhja ka të bëjë me riaftësimin e linjës së Vallaqit që gjendet në veri të vendit, për pjesën e furnizimit të qytetit dhe fshatrave përreth. Kjo është arritur edhe falë ndihmës dhe mbështetjes së institucioneve te vendit, Policisë e Kosovës për sigurinë e ofruar dhe KOSTT-in.

Ekipet e punëtorëve të KEDS kanë arritur të shtrijnë sot gjatë ditës përcuesin në linjën 35 kV që vije nga nënstacioni i Vallacit për drejtim në nënstacionin e Mitrovica 2, ku po bëhet kycja për të furnizuar një pjesë të madhe të Mitrovicës dhe fshatrave përreth.  Pos përcuesit, janë vendosur edhe shtylla dhe pajisje të tjera të rrjetit, pasi linja ishte joaktive që nga paslufta. Kjo është arritur falë angazhimit të madh të punëtorëve të kompanisë, të cilët janë në terren së bashku me menaxhmentin përkatës që nga dita e djeshme kur ndodhi avaria në asetet e Trepcës.

Paralel me këtë, KEDS së bashku me KOSST në afat rekord kanë gjetur alternativë shtesë të furnizmit për konsumatorët e apostrofuar më lartë, pasi linja që vije nga veriu nuk ka kapacitete të mjaftueshme.

Ne kete rast KEDS ka angazhuar numër te madh te punetoreve si dhe kontraktoreve per te punuar në shtrirjen e përcuesit 35 kV nga nënstacionin i KOSTT-it në Vushtrri në drejtim të Trepcës, sikurse edhe nga Trepca në drejtim të Vushtrrisë, në mënyrë që të përfundojnë punimet sa më shpejtë të jetë e mundur. Punimet në të dy anët janë në përfundim e sipër dhe nëse gjithçka shkon sipas planit pritet që furnizimi me energji elektrike për qytetarë të kthehet në mbrëmje.

Situata e tillë është krijuar pas djegies së djeshme rreth mesditës të trafos së Trepcës, e lidhur me kapacitetet transmetive të KOSTT-it. Dëmi ishte i madh dhe është e pamundur të kthehet në punë. Në këto rrethana, KEDS bashkë me aktërët tjerë është vënë menjëherë në lëvizje.  Fillimisht, është gjetur zgjidhje e furnizimit të minierës për t’i nxjerrë nga zgafella mbi 100 minatorë që kishin mbetur të ngujuar, pastaj për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe më të shpejta të furnizimit të konsumatorëve dhe kjo u arrit edhe falë bashkëpunimit të KOSTT dhe institucioneve të vendit.

Shprehim falenderim per KOSST qe bashkerisht gjetem zgjidhje te shpejt, poashtu institucionet e Kosoves per perkrahjen, policine e Kosoves qe krijoi siguri per te realizuar punimet, si dhe qytetaret e Mitrovices tek te ciliet gjetem mirekuptim dhe perkrahje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...