Inspeksioni dhe Policinë mbyllin disa lokale në Mitrovicë

Mitrovica

Inspeksioni dhe Policinë mbyllin disa lokale në Mitrovicë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Drejtori i Inspeksionit në komunën e Mitorivcës, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë, mbrëmë kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në rajonin e qytetit të Mitrovicës.

Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00.

Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur që këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës, por të njëjtit nuk e kanë respektuar një gjë të tillë.

“Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej pesë subjekte afariste hoteliere, pas inspektimit u konstatua se nuk janë pajisur me leje për zgjatje të orarit të punës në bazë të Rregullores Komunale për caktim të orarit të punës për veprimtaritë hoteliere. Me këtë rast Inspektorati i Tregut dhe ai Sanitar kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar përkohësisht zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve hoteliere deri në eliminimin e parregullsive”, thuhet në komunikatën e komunës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat