Në veri të Mitrovicës përdhoset flamuri serb

Mitrovica

Në veri të Mitrovicës përdhoset flamuri serb

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:32
Në veri të Mitrovicës përdhoset flamuri serb

Në veri në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, në pjesën matanë Ibrit persona të panjohur kanë grisur dhe kanë tentuar të djegin flamurin serb, ka njoftuar Radio Kontakt plus, transmeton “Bota Sot”.

Në njoftimi lidhur me këtë incident, thuhet se në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, në pjesën matanë Ibrit persona të panjohur kanë grisur dhe kanë tentuar të djegin flamurin serb .

Flamuri I grisur që dikush ka tentuar ta djeg  e kanë gjetur disa qytetarë atje, njofton Radio Kontakt plus.

Si thuhet, nuk dihet kush mund të ketë kryer këtë akt, nga është sjell flamuri që është I grisur.

Në urën kryesore mbi lumin Ibër në të dy anët e urës vazhdojnë të jenë të stacionuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ndërkohë që ura është e mbuluar me shumë kamera të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat