Taksisti që dyshohet se është vrarë, familjar i Oliver Ivanoviqit

Mitrovica

Taksisti që dyshohet se është vrarë, familjar i Oliver Ivanoviqit

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:06
Familjar i Oliver Ivanoviqit

Taksisti i zhdukur prej tre ditësh nga veriu i Mitrovicës, i cili dyshohet se është vrarë, është familjar i politikanit të vrarë para më shumë se një viti, Oliver Ivanoviq.

Media ka kontaktuar me lideren e Iniciativës ‘SDP’ në veri, Ksenija Bozhoviq, e cila ka konfirmuar lidhjen familjare të të zhdukurit me ish politikanin serb poashtu të vrarë para një viti.

“Jemi të shqetësuar tej mase. Ka qenë njeri i ndershëm dhe i sinqertë, ndërsa ka pasur kontakte të vazhdueshme me Oliverin dhe ardhur shpesh tek ne në seli. Nuk e di arsyen e vërtetë pse ka ndodhur, por kjo është e trishtueshme”, ka thënë Bozhoviq.

Ajo ka apeluar tek organet gjegjëse që ta ndriçoj rastin dhe të gjej sa më parë personin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat