Serbët në veri protestojnë kundër taksës, fletarresteve dhe ‘aneksimit’ të veriut - Bota Sot
Serbët në veri protestojnë kundër taksës, fletarresteve dhe ‘aneksimit’ të veriut

Mitrovica

Serbët në veri protestojnë kundër taksës, fletarresteve dhe ‘aneksimit’ të veriut

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:39
Serbët në veri protestojnë kundër taksës, fletarresteve dhe ‘aneksimit’ të veriut

Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës protestuan sot te përmendorja e ‘Car Llazarit’ kundër taksës ndaj mallrave serbe, ‘tentimit të aneksimit’ të veriut të Mitrovicës, Trepçës dhe liqenit të Ujmanit, fletarresteve ndaj serbëve të veriut dhe të ngjashme.

Ata mbanin flamuj të Serbisë dhe Trepçës, si dhe pankarta me mbishkrimet ‘Trepçën nuk e japim’, ‘Të huajt vinë e shkojnë, taksat mbeten’, ‘Ndaloni me përndjekjen e serbëve’, ‘Nuk e japim veriun’ ‘Stop aktakuzave të montuara’ etj.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Igor Simiq, tha se edhe pas katër muajsh të aplikimit të taksës nga Prishtina zyrtare, serbët janë ‘më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të mbetur në këto hapësira’.

Simiq: Jemi më të bashkuar se kurrë

“Katër muaj nga aplikimi i taksave anticivilizuese dhe antiserbe, shumë njerëz nga ana tjetër e urës kanë shpresuar se do të gjunjëzohemi, se do të na lënë të uritur e të etur dhe se në fund do të dorëzohemi. Kaluan katër muaj, kanë mundësinë me na pa, kurrë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur në qëllimin për të qëndruar dhe mbetur në këto hapësira, ta ruajmë para se gjithash të drejtën për jetesës për ne dhe paraardhësve tanë, por ta ruajmë edhe Trepçën tonë dhe të gjitha potencialet ekonomike, si dhe të njerëzve tanë, të cilët po luftojnë që jeta këtu të mos mungojë”, ka thënë Simiq.

Ai porositi serbët të jenë të bashkuar më shumë se asnjëherë më parë dhe kurrsesi të mos ndahen.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Millan Ivanoviq, njëherësh drejtor i spitalit në veri të Mitrovicës, ka akuzuar institucionet e Kosovës të cilat siç u shpreh ai, përmes aplikimit të taksave, formimit të ushtrisë, tentimin e marrjes së Trepçës dhe liqenit të Ujmanit, si dhe aneksimin e Mitrovicës, po synohet spastrimi etnik i veriut.

Sipas tij, reagimi i shpejtë i ministrave serbë të mbrojtjes dhe policisë, kanë pamundësuar deri tani një gjë të tillë.

Ivanoviq: Forcat serbe të sigurisë nuk do të lejojnë dhunë

“Institucionet e Kosovës dhe pushtetet shqiptare të narko-kartelave, gjithnjë e më shumë po tentojnë të kryejnë spastrimin etnik dhe krijimin e të ashtuquajturës Kosovë e pavarur, për çka kanë ndihmën edhe të mentorëve të tyre perëndimorë. Në mënyrë institucionale dhe jo institucionale janë duke bërë këtë, si me taksa prej 100 për qind, me tentimin e marrjes së liqenit të Ujmanit, Trepçës, tentimin e aneksimit të Mitrovicës, përkatësisht okupimin dhe spastrimin etnik të Mitrovicës, formimin e ushtrisë të cilën do ta radhisin në veri për të nxitur konflikte ndëretnike. Për fat, reagimi i shpejtë i ministrit tonë të mbrojtjes dhe ministrit të policisë, si dhe qëndrimi i qartë se forcat serbe të sigurisë nuk do të lejojnë dhunë ndaj popullit serb në Kosovë”, tha Ivanoviq.

Ai i quajti tradhtarë, vasal dhe spiunë, të gjithë serbët që përpiqen përmes protestave të ndryshme të ndajnë popullin ‘në këto kohë të vështira’.

Ndërsa, Ratomir Millojeviq, kryetar i sindikatës së punëtorëve të Trepçës në veri, tha se nuk do të pranojnë miratimin e një ligji, i cili nuk përfillë interesat e tyre.

Millojeviq: Kundër ligjeve që nuk përfillin interesat tona

“Nuk jemi të gatshëm të jemi pjesëmarrës në vetëvrasje ekonomike dhe kurrë nuk do të pranojmë miratimin e ligjit, i cili nuk përfill interesat tona jetësore”, u shpreh ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...