Anulohet protesta e paralajmëruar për nesër në Mitrovicë - Bota Sot
Anulohet protesta e paralajmëruar për nesër në Mitrovicë

Mitrovica

Anulohet protesta e paralajmëruar për nesër në Mitrovicë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:15
Mitrovicë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, ka njoftuar nepërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook se protesta me moton”TUNELI I BLLOKUAR, MITROVICA E NGUJUAR” e thirrur për nesër nga VV për tunelin e bllokuar nuk do të mbahet.

Sipas tij ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka dhënë një premtim publik për rregullimin e këtij tuneli.

“Fatmirësisht përgjegjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në krye me ministrin Pal Lekaj, duke e ditur seriozitetin e angazhimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe këmbënguljen e qytetarëve kanë reflektuar menjëherë dhe pas dy ditësh nga paralajmërimi i protestës kanë rifilluar punimet në sanimin e tunelit me premtim publik se do të përfundoj për 25 ditë”.

Mujka me këtë rast shtoi se i pari i Infrastrukturës ka kërkuar që kjo protestë të mos përdoret politikisht, dhe të mos pengohen punimit.

I pari i Vetëvendosjes në Mitrovicë ndër të tjera theksoi:

“Për ta bindur se kjo protestë nuk ka fare të bëj me interesa partiake, ne e sigurojmë ministrin Lekaj se do ta pezullojmë protestën deri në fund të muajit, por nëse punët nuk përfundojnë deri atëherë përgjegjës kryesorë do të jetë ai e jo punëkryesi dhe se përgjegjësia do të kërkohet direkt prej tij. Duam ta potencojmë se arsyeja pse insistojmë në përfundimin e shpejtë të punimeve, pos atyre që u përmendën më lartë, është edhe afrimi i kohës kur vijnë mërgimtarët. Nëse ky problem nuk zgjidhet së shpejti, atëherë do të kemi një verë vështirë të përballueshme nga kaosi në trafik dhe frustrimi i rritur i qytetarëve”.

Ky reflektimi i Ministrisë na bind se kërkesa jonë ka qenë plotësisht legjitime, serioze, e mirëpritur dhe e përkrahur nga qytetarët. Është shembull tipik se aktivizmi qytetar në drejtimin e duhur gjithmonë jep rezultate dhe se Lëvizja është gjithmonë pranë dhe për qytetarin, shkruan në fund të njoftimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...