Sipas Gjuriqit, Universiteti në Mitrovicë mbetet në sistemin e arsimit të Serbisë - Bota Sot
Sipas Gjuriqit, Universiteti në Mitrovicë mbetet në sistemin e arsimit të Serbisë

Mitrovica

Sipas Gjuriqit, Universiteti në Mitrovicë mbetet në sistemin e arsimit të Serbisë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:28
Universiteti në Mitrovicë

Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicën e veriut, siç e quan Beogradi këtë universitet me mësim në gjuhën serbe, do të jetë brenda sistemit arsimor të Serbisë, deklaroi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai këtë deklaratë e bëri duke iu kundërvënë Projektligjit mbi arsimin e lartë në Kosovë, i cili parasheh që ky institucion të vendoset në sistemin arsimor të Kosovës, raporton FoNet.

"Larg duart nga Universiteti ynë, meqë ai nuk mund të rrëmbehet, por në të fitohen dijeni", ka thënë Gjuriq.

Siç është shprehur ai, çdo sulm ndaj statusit aktual të tij në fakt do të jetë atak në të drejtat elementare të popullit serb, dhe "akt agresiv i arbitraritetit që ka për qëllim vetëm vështirësimin e mbijetesës së popullit tonë në Kosovë".

ka shtuar se Universiteti i Prishtinës ishte themeluar si degë e Universitetit të Beogradit, duke harruar se ai qysh më 1970 ishte i pavarur prej tij.

"Serbët në Kosovë kurrë nuk do ta dorëzojnë universitetin e tyre dhe asnjëherë nuk do të heqin dorë nga e drejta e shkollimit në gjuhën e tyre dhe në kuadër të sistemit arsimor të shtetit të vet Serbisë", ka deklaruar Gjuriq në stilin e tij provokues.

Universiteti në gjuhën serbe në Mitrovicë, që Beogradi e quan Universiteti i Prishtinës, funksionon i papenguar, ashtu sikundër që edhe mësimi për serbët zhvillohet në gjuhen serbe në gjitha nivelet e arsimimit kudo në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...