Bahtiri: Krerët e shtetit të kthejnë kokën nga Mitrovica! - Bota Sot
Bahtiri: Krerët e shtetit të kthejnë kokën nga Mitrovica!

Mitrovica

Bahtiri: Krerët e shtetit të kthejnë kokën nga Mitrovica!

Nga: A.M. Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:24
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit, ka thënë se të gjithë krerët e shtetit duhet ta kthejnë kokën nga Mitrovica

Këtë deklaratë, Bahtiri e ka bërë sot gjatë pjesëmarrjes në akademinë përkujtimore për heroin, Hajrullah Sinani.

Po ashtu, ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në Stan Tërg, kanë zbuluar pllakën përkujtimore, ku Hajrullah Sinani do të përkujtohet për jetë e mot.

Postimi i plotë:

Sot, në 20 vjetorin e rënies nën patronatin tim si kryetar komune dhe në bashkëpunim me shoqatat e dala të Luftës së UÇK-së, në Mitrovicë u mbajt akademi përkujtimore për heroin e kombit Hajrullah Sinani.

Gjaku i dëshmorëve duhet të shërbej si udhërrëfyes se si të ruhet çdo cep i territorit të Republikës së Kosovës. Për tokën tonë populli ka luftuar qe 500 vjet dhe çdo vend është i ujitur me gjakun e dëshmorëve, ku aroma e gjakut të tyre duhet të na vetëdijesoj që të ruhet çdo pëllëmbë e truallit të Republikës së Kosovës.

Të gjithë krerët e shtetit duhet ta kthejnë kokën nga Mitrovica, për arsye Mitrovica është djep i lirisë, është djep i atyre që e dhanë jetën për këtë vend dhe është promotor i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

Në vendlindjen e dëshmorit Hajrullah Sinani në Stan Tërg, zbuluam pllakën përkujtimore, ku ai do të përkujtohet për jetë e mot. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...