Vesa Broja i drejtohet Agim Bahtirit: Merru me punët që i ke mandat - Bota Sot
Vesa Broja i drejtohet Agim Bahtirit: Merru me punët që i ke mandat

Mitrovica

Vesa Broja i drejtohet Agim Bahtirit: Merru me punët që i ke mandat

Më: 11 prill 2019 Në ora: 00:56
Vesa Broja

Vesa Broja, asamblistja e Komunës së Mitrovicës, ka publikuar një shkrim ku i drejtohet kryetarit të komunës, të mos merret me punët jashtë mandatit, madje, ajo i thotë se “Agim Bahtiri jeton me heroizma të vonum.

Para dy decenieve e kishte rastin të dëshmohej. Tash ka detyrime ndaj qytetarëve”.

Ja postimi dhe pyetjet e asambleistes Vesa Broja:

Agim Bahtiri jeton me heroizma të vonum. Para dy decenieve e kishte rastin të dëshmohej. Tash ka detyrime ndaj qytetarëve.

Puna më e mirë “patriotike” që mund ta bëj për qytetarët është që të merret me punët që i ka mandat.

Ja pesë pyetjet për ekzekutivin të cilat në pamundësi te shtrohen në seancë janë dërguar me shkrim:


Në Sh.F.M.U. “Eqrem Çabej”, pozita e bibliotekistit është e lirë. Interesimi I qytetareve për te konkurruar për atë pozitë është i madh.
Për këtë vend pune duhet të ketë konkurs publik për pranim të punonjësit, me intereson të di:
-Pse punon punonjësi pa konkurs?
-Pse diskriminoni bibliotekistët me përvojë, duke punësuar punonjës të pakualifikuar dhe me interesa të paqarta për qytetarët!


Nxënësit e Sh.F.M.U. “Eqrem Çabej”, rruga pranë shkollës është një kaos i vërtetë gjatë tërë ditës. Kërkoj të rritet siguria e nxënësve.
Të vendoset orari për ndalim të qarkullimit të veturave prej orës 06:00 deri në orën 17:00, derisa gjatë kësaj kohe të përdoren rrugë dytësore, pranë kësaj shkolle.
Të shtohet siguria gjatë kalimit të rrugës me policë, në kohë të mësimit pranë shkollave.
3.
Në draft-buxhetin e votuar në seancën e 8-të të KK janë planifikuar 90000 euro për vendosjen dhe mirëmbajtjen e semaforëve në qytet gjatë vitit 2019,
Nuk po e diskutoj lartësinë marramendëse të buxhetit të planifikuar, por, e tmerrshme është që nuk po realizohet.
Semaforët në qytet përfundimisht duhet të jenë prioritet, të kthehet në qytet normaliteti, rregulli dhe hiqet frustrimi i qytetarëve me kaosin e automjeteve.
Kur do të finalizohet ky projekt, apo po prisni të vijnë mërgimtarët për të treguar gjoja se diçka po punoni?
4.
Kërkoj që ndriçimi publik të bëhet prioritet ditor i zyrtarëve komunal, e jo çështje fushatash, të përmendet një herë në katër vjet.
Kërkoj urgjent të bëhet ndriçimi në rrugica përgjatë rrugës ‘Sami Gashi’ dhe rruga përgjatë lumit ‘Lushta’!
5.
Trotuari para banesave përballe shtëpisë “Xhafer Deva” është i bllokuar me zingjirë për parkingje private, banoret e banesave janë te shqetësuar se a janë ato prona private për parkingje apo duhet te jene te lira?

Me respekt,
Vesa Broja

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...