Gruaja e rrah burrin, e bën për spital - Bota Sot
Gruaja e rrah burrin, e bën për spital

Mitrovica

Gruaja e rrah burrin, e bën për spital

Më: 17 prill 2019 Në ora: 12:33
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në mëngjes në Zveçan është arrestuar një grua e dyshuar me kombësi serbe, pasi që e njejta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Pas lëndimeve të marra, viktima është detyruar të pranojë tretman mjekësor.

E dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Serbe, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull K/Serb. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...