Ministri i Financave, Bedri Hamza ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Mitrovicë.
Hamza kandidaturën e tij e paraqiti sot në mbledhjen e kryesisë cila u mbajt në selinë e PDK-së, dega Mitrovicë.
Këtë për Reporteri.net e ka konfirmuar Valdete Idrizi, ish kandidate e PDK-së për kryetare të Mitrovicës.
Kujtojmë se PDK është në përfundim të zgjedhjeve nëpër degë dhe në muajin maj pritet të mbahet Konventa e kësaj partie ku do zgjedhen organet e reja drejtuese.
Kreu aktual Kadri Veseli pritet të marrë dhe një mandat katër vejçar në krye të partisë.
Kujtojmë se procesi zgjedhor nëpër degë të PDK-së nuk ka kaluar paqësisht në të gjitha komunat.
Në Skenderaj ka pasur jo pak përplasje mes të ashtuquajturit grupit të Sami Lushtakut në njërën anë dhe Nuredin Lushtakut e Bekim Kamishit që janë përkrahës të kreut të Skenderajt Bekim Jashari.
Kujtojmë se Sami Lushtaku ditë më parë ka bërë publike kandidaturën e tij për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj.