Policia në Mitrovicë po bën përpjekje për ta shpëtuar punëtorin që ka mbetur nën gërmadha - Bota Sot
Policia në Mitrovicë po bën përpjekje për ta shpëtuar punëtorin që ka mbetur nën gërmadha

Mitrovica

Policia në Mitrovicë po bën përpjekje për ta shpëtuar punëtorin që ka mbetur nën gërmadha

Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një punëtor ka mbetur nën gërmadha pas shembjes së hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë.

Nëpërmjet një lidhje telefonike në Info Magazine, komandanti i Policisë në Mitrovicë, Ahmet Goshi, deklaroi se me të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipe shtesë nga komuna janë duke punuar për nxjerrjen e punëtorit nga gërmadhat.

“Informacionin në Polici e kemi marr në ora 16:55, një mur është shembur derisa katër punëtorë ishin duke punuar. Dyshohet se njëri nga punëtorët është nën gërmadha dhe të gjitha njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”.

“Po bëjmë përpjekjet maksimale për të shpëtuar personin nën gërmadha, kemi eskavator nga komuna që janë duke punuar, objekti është shumë i madh dhe duhet pasur kujdes që të mos rrezikohen punëtorët tjerë”, ka thënë Goshi.

Perimetri për qytetarët jashtë objektit është siguruar dhe nuk janë të rrezikuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...