Në Mitrovicë, u mbajt Akademi Përkujtimore në 330-vjetorin e kalimit në amshim të imzot Pjetër Bogdanit

Mitrovica

Në Mitrovicë, u mbajt Akademi Përkujtimore në 330-vjetorin e kalimit në amshim të imzot Pjetër Bogdanit

Nga: Lekë Mrijaj Më: 27 prill 2019 Në ora: 19:59
Pamje nga akademia përkujtimore

Sot, me 27 prill 2019, para shumë intelektualëve e studiuesve solem në Qëndrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, nën patronazhin e Kishës Katolike, Dom Bardhec Zymit, famullitar i Kishēs në Mitrovicë dhe Komunës së Mitrovicës u mbajt Akademi përkujtimore në kuadër të 330-vjetorit të kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit (1625-1630), i cili vertetë ishte dhe mbetët figura më eminente e kauzes kombëtare të asaj kohe dhe e letërsisë sonë mbarë shqiptare. Veç të pranishmëve të shumtë të tjerë nga Mitrovica, morën pjesë: Shkelqësia e Tij, Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Dioçezës së Kosovës, Dr. mons. Lush Gjergji, si dhe disa intelektual të mirënjohur klinas: Prof. Pal Canaj, intelektual, Lekë Musolli, veteran i gazetarisë kosovare, Prof. Dodë Ndrecaj, intelektual, Lekë Mrijaj, publicist, Vilson Culaj, shkrimtar, Bernard Palucaj, afarist e vëlla i deshmorit të kombit "Leonard Palucaj-Leni" etj.

Akademia në fjalë nisi pa paralajmërim nën intonimin e të dy himneve asaj kombëtare shqiptare dhe shtetërore kosovare. Hapjen e Akademisë përkujtimore e bëri studiuesi e moderatori, Arben Arifi, i cili në pika të shkurtëra foli për biografinë e imz. Pjetër Bogdanit.

Më pas me nga një fjalë përshëndetëse foli:Nën/kryetari, Faruk Mujku, Shkelqësia e Tij, imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioçezës dhe Hoxha i BIK-ut për Mitrovicën, Imam Asani.

Pas përfundimit të pjesës ceremoniale menjëherë u fillua me kumtesa nga studiuesit e mirënjohur shqiptar: Dr. mons. Lush Gjergji, Prof.dr. Anton Berishaj, e Prof.dr. Nexhmedin Spahiu, të cilët e përshkruan në mënyrë kronologjike veprat e atdhetarit të kombit, duke thënë se ai, jo vetëm se shquhej si klerik i lartë i Kishës Apostolike Shqiptare por edhe si një atdhetar me të gjitha tiparët kuptohet me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe si dhe luftërar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha e egër mesjetare osmane...

Me pikë artistike folklorike dedikuar imzot Pjetër Bogdanit, interpretuan Lekë e Gjokë Duhani nga Klina, si dhe me muzikë të lehtë artistike interpretuan soliset mitrovicase, prof. Endi Abrashi dhe Mirlinda Koci. Fjalën permbyllëse të Akademisë së sotme e bëri, dom Bardhec Zymi-Beni, famullitar i Kishës mitrovicase.

Për të gjithë të pranishmit e Akademisë përkujtimore në Restorant " Koha" u organizua një drekë rasti .

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat