Në Mitrovicë do të mbahet stërvitja shkollore për vetëdijesimin dhe mbrojtjen nga tërmetet

Mitrovica

Në Mitrovicë do të mbahet stërvitja shkollore për vetëdijesimin dhe mbrojtjen nga tërmetet

Më: 30 prill 2019 Në ora: 15:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, është takuar me përfaqësuesit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Mitrovicës, ku të pranishëm ishin Gani Rama, drejtori i Shkollës se Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, Hamit Beqiri, drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” dhe Rasim Ujkani, drejtor i shkollës fillore “Harun Beka”, me të cilët është diskutuar lidhur me trajnimin simulativ për vetëdijesimin dhe mbrojtjen e nxënësve nga tërmetet.

Qëllimi i këtij trajnimi është sensibilizimi, njohja dhe përgatitja e nxënësve se si duhet të sillen dhe të mbrohen nga të gjitha rreziqet e mundshme, qofshin ato natyrore apo të shkaktuara nga faktori njeri.

Ky trajnim simulativ do mbahet me datën 02.05.2019 , duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 14:00 , në hapësirën e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Xheladin Deda”, gjithsej do të jenë pjesëmarrës 21 shkolla nga komuna me 450 nxënës, të përzgjedhur nga vet drejtorët e shkollave.

Gjate këtij takimi të gjithë përfaqësuesit e shkollave u dakorduan duke potencuar se do të angazhohen me përkushtim të madhe në mënyrë që mbarëvajtja e këtij trajnimi të jetë në nivel sa më të mirë, për shkak së është në interes për të gjithë nxënësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat