Rrahja e LDK-së në Mitrovicë, flet kandidati për kryetar të degës Faton Peci - Bota Sot
Rrahja e LDK-së në Mitrovicë, flet kandidati për kryetar të degës Faton Peci

Mitrovica

Rrahja e LDK-së në Mitrovicë, flet kandidati për kryetar të degës Faton Peci

Më: 19 maj 2019 Në ora: 19:46
Faton Peci

Kuvendi Zgjedhor në degën e LDK-së në Mitrovicë ka eskaluar në përleshje, kjo për shkak të pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.

Lidhur me këtë rast Faton Peci që është kandidat për kryetar të LDK-së në Mitrovicë ka dhënë një intervistë për Reporteri.net.

Peci ndërsa ka folur për kundërkandidatin e tij Safet Kamberi ka thënë se LDK-ja e grushteve në Mitrovicë është instaluar prej Kamberit dhe se ai ja ka qit faqen e zezë vetës dhe LDK-së.

Ai ka pohuar se nuk ka të njëjtin nivel me Kamberin, ndërsa ka treguar se cilat degë janë krahë tij.

“Ura e Gjakut, Zveçanit, Bajrit, 2 Korrikut, Iliridës janë degë që më kanë mbështetur, numri i delegateve 32 janë për mua, veç 2 për Kamberin”, ka deklaruar Peci.

Në përballje me mua Kamberi e di mungesën e aftësive dhe kapaciteteve që ka.

Ai ka treguar si edhe para katër vitesh të dytë kanë qenë në garë dhe në fund pasi ka humbur e ka uruar Kamberin.

“Edhe para katër vitesh kemi qenë në të njëjtën garë. Unë kam marrë 47 vota në atë Kuvend dhe ende pa u bërë publike nga Komisioni votat jam ngrit dhe i kam uru fat në zgjedhjen si kryetar i LDK-së”, ka treguar Peci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...