Kryetari i Komunës në Mitrovicës, Agim Bahtiri, pas aksionit të policisë ka vizituar shqiptarët në Leposaviq dhe Zveçan.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tek banorët shqiptarë ka apeluar që ta ruajnë qetësinë dhe të kenë besueshmëri të plotë për sigurinë e tyre te organet shtetërore të vendit.
Postimi i plotë:
Pas aksionit të Policisë së Kosovës për t'i arrestuar personat e përfshirë në krim të organizuar dhe kontrabandë, të cilin e pershendes sepse ka qenë shumë profesional dhe efikas, sot qendrova në fshatrat e banuara me shqiptarë në Leposaviq dhe Zveçan.
Gjatë takimit dhe bashkëbisedimit me banorët e Boletinit, Kelmendit, Zhazhës, Bistricës, Carajës dhe Koshtovës, apelova që ta ruajnë qetësinë dhe të kenë besueshmëri të plotë për sigurinë e tyre te organet shtetërore të Republikës së Kosovës.