Rinia e PDK-së me ekspozitë kundër keqmenaxhimit në Mitrovicë

Mitrovica

Rinia e PDK-së me ekspozitë kundër keqmenaxhimit në Mitrovicë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 15:37
Rinia e PDK-së me ekspozitë kundër keqmenaxhimit në Mitrovicë

Rinia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë, përmes një ekspozite të organizuar sot në këtë qytet, ka prezantuar sic thanë ata disa nga shkeljet dhe dështimet e shumta të qeverisë lokale në Mitrovicë.

Arian Tahiri, kryetar i Rinisë Demokratike në Mitrovicë, potencoi problemet rreth punësimit, infrastrukturës, sportit, etj, për të cilat tha se janë dështime dhe probleme të mëdha  me të cilat ballafaqohen qytetarët e Mitrovicës

Tahiri: Kemi pasqyruar dështimet dhe problemet

“Këtu përmes ekspozitës ne kemi pasqyruar dështimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Mitrovicës, duke filluar nga problemet infrastrukturore, pastërtia, por edhe problemet e mëdha në komunën e Mitrovicës. Me theks të veçantë kemi informacione për problemet apo defektet e mëdha në punësimet të cilat ndodhin, gjithashtu problemet tjera janë edhe problemi I sportit”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, Donijet Bislimi, shef i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin komunal të Mitrovicës, theksoi se përmes këtij aksioni simbolik, kundërshtohet keqmenaxhimi i madh që po ndodhë në qytetin e Mitrovicës.

Sipas tij, Mitrovica që dikur njihej si një qytet akademik, pastaj njihej edhe emblemë e kulturës, artit dhe sportit, sot është degraduar dhe ndodhet në gjendje të mjerueshme.

Bislimi: Po kundërshtojmë keqmenaxhimin e madh

“Kemi dalur në këtë aksion simbolik për të kundërshtuar keqmenaxhimin e madh i cili po ndodhë në qytetin e Mitrovicës. Qyteti i Mitrovicës ka qenë emblemë e rezistencës kombëtare shqiptare, poashtu emblemë e kulturës, artit, sportit, intelektualizmit, ka qenë qytet akademik dhe është degraduar e ka ardhur në këtë gjendje për shkak të keqmenaxhimit, konkretisht të kryetarit të komunës dhe ekzekutivit”, sqaroi Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat