Bahtiri: Askush nuk mund të sjellë banorë nga Serbia në Mitrovicë

Mitrovica

Bahtiri: Askush nuk mund të sjellë banorë nga Serbia në Mitrovicë

Nga: A.M Më: 11 qershor 2019 Në ora: 19:13
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka dal në krah qytetarëve të lagjes "Kroi i Vitakut", të cilët nuk po lejojnë ndërtimet kolektive nga serbët.

Po ashtu, ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje “institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete për kthimin e shqiptarëve në tokat e tyre në veri të vendit”.

Postimi i plotë:

I mbështes plotësisht kërkesat e shqiptarëve të lagjes "Kroi i Vitakut", të cilët nuk po lejojnë zhvillimin e punimeve për ndërtimin e objekteve të banimit për kolonët që Serbia dhe strukturat kriminale të veriut po duan t'i vendosin aty. Pra, askush nuk mund të sjellë banorë nga Serbia në një lagje të Mitrovicës.

Tentimi për kolonizimin e veriut dhe veçanësisht "Kroit të Vitakut" po ndodh në kohën kur shqiptarëve nuk po ju lejohet ndërtimi i shtëpive të tyre, ani pse kanë kaluar 20 vite nga përfundimi i luftës kur pushtuesi serb i dogji këto shtëpi.

Ju bëjë thirrje institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete për kthimin e shqiptarëve në tokat e tyre në veri të vendit.

AB

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat