Flet serbi i akuzuar për “krizën humanitare” në veri - Bota Sot
Flet serbi i akuzuar për “krizën humanitare” në veri

Mitrovica

Flet serbi i akuzuar për “krizën humanitare” në veri

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 22:40
Radosh Petroviq

Shitoret në veri të Mitrovicës janë të furnizuara me bollëk. Edhe barnatoret kanë sasi të mjaftueshme të barnave.

Mirëpo, intelegjenca vendore ka informacione se në këtë pjesë të vendit do të inskenohet mungesa e produkteve.

Emri i serbit që u përmend se do të jetë kryesori në realizimin e këtij plani i tha se nuk e di pse po akuzohet.

Radosh Petroviq, emri i tij së bashku me katër të tjerë përfundoi në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Petroviq që deklarohet si përfaqësues i Veriut thotë se kriza është diçka reale.

“Nuk shoh skenar këtu, vizitojeni këtë pjese dhe do te shihni çfarë situate është dhe këtu do të bindeni vet a ka skenar apo jo. Problemi më i madh është pamundësia e importimit të gjërave ushqimore këtu në veri nga Serbia qendrore, njerëzit janë mësuar me produkte të tilla. Pas forcimit të kontrollit nga autoritet tatimore e policia kufitare si dhe nga brutaliteti që po përdoret ndaj biznesmenëve ata po tërhiqen nga importimi”, ka deklaruar Petroviq.

Ai ka deklaruar se e din pse Haradinaj sipas tij po e akuzon me emër e mbiemër.

“Mbase vet do të duhej të tregonte pse unë dhe të tjerët u përmendën nga ai (Haradinaj)”, ka deklaruar Petroviq.

Por Klan Kosova thotë se dyqanet e pemtorët u panë plotë dhe qytetarët me shporta të mbushura.

Ndërsa kryeministri Haradinaj tha të martën se serbët kanë skenar që produktet të bartën nëpër shtëpi dhe objekte tjera, dhe kanë prova të këtij skenari.

Haradinaj ka deklaruar se target kohë e kanë të enjten për me aktivizuar këtë skenar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...