Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për kanosje të policit në Mitrovicë - Bota Sot
Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për kanosje të policit në Mitrovicë

Mitrovica

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për kanosje të policit në Mitrovicë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 12:37
Ilustrim

Në mungesë të dëmtuarit Srgjan Kostiq dhe dëshmitarit Trajiq Radomir, të martën, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarit për kanosje, Robert Pepaj.

Gjykatësi i rastit, Gëzim Ademi deklaroi se nuk mund të vërtetohet se dëshmitarët janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Shtyrje të seancës ka kërkuar edhe prokurorja Slavica Mavric, me arsyetimin se lënda është e koleges së saj.

“Nuk është lënda ime, është e koleges Jelena Marjanoviq”, ka thënë Mavric.

Tutje, ajo ka kërkuar nga gjykata që për seancën e radhës të ftohen dëshmitarët dhe ka thënë se do të deklarohet edhe me kualifikimin ligjor të veprës penale.

Në këto rrethana, gjykatësi Gëzim Ademi e ka shtyrë seancën për kohë të pacaktuar.

Ndryshe, prezent në sallë të gjykimit ishte dëshmitari tjetër Kenan Emini.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me 29 nëntor 2018, kishte ngritur aktakuzë ndaj Robert Pepajt, me arsyetimin e se ka kryer veprën penale “kanosje”, nga neni 185, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Pepaj, me 13 janar 2016, para shkollës teknike ”Te Plloqa” në Mitrovicë, kishte filluar të ofendoj zyrtarin policor Srgjan Kostiq me fjalët “Do ta q… nënën e magjupit, do të më mbash mend ti mua, fytin do ta nxjerr”. /Betimipërdrejtësi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...