Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës ka bërë të ditur se sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, do të bëhet përurimi i rëntgenit digjital.
Ky projekt madhor i cili kap vlerën mbi 100 mijë euro është vazhdimësi e furnizimit me aparatura mjekësore, dhe është realizuar përmes investimeve kapitale komunale.
Drejtoria e Shëndetësisë ka theksuar se vazhdon të jetë e përkushtuar për shërbime sa më të mira dhe sa ma cilësore për qytetarët.