OJQ “Mundësia” do të realizoj 4 karvan shëndetësor “PërSHËNDETje” në rajonin e Mitrovicës - Bota Sot
OJQ “Mundësia” do të realizoj 4 karvan shëndetësor “PërSHËNDETje” në rajonin e Mitrovicës

Mitrovica

OJQ “Mundësia” do të realizoj 4 karvan shëndetësor “PërSHËNDETje” në rajonin e Mitrovicës

Nga: F. B. Më: 15 shtator 2019 Në ora: 11:13
Mitrovicë

Për herë të parë në Kosovë AQH me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) organizon “Karvanin shëndetësor i quajtur "PërSHËNDETje", fushatë kjo vetëdijësimi që do të realizohet nga OJQ “Mundësia” në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht në lokalitetin Prilluzhë (i banuar me komunitete rom edhe serbë), në Bare të Shalës së Bajgorës dhe në Klinë të Ultë të Skenderajt.

Karvani ka pasur “stacionin e parë” përkatësisht takimin me qytetarët në lokalitetin Prilluzhë të Vushtrrisë kryesisht i banuar me romë, ashkali edhe serbë, ku kanë marr pjesë ekipe të punonjësve shëndetësor, pjesëtarë të trajnuar nga AQH dhe banorë të gjitha moshave në këtë lokalitet.

Drejtoresha e OJQ “Mundësia” Hasime Tahiri – Hasani ka theksuar se shoqata ka realizuar një nga katër karvanët shëndetësore që do realizohen në komunat e rajonit të Mitrovicës, në Vushtrri, Skenderaj dhe Mitrovicë, në zona rurale, ku kërkohet një përkujdesje edhe vetëdijesim më i madh për ruajtje dhe kujdesin shëndetësor.

Gjatë aktivitetit të organizuar me 13 shtator para shumë pjesëtarëve të komuniteteve që banojnë në Prilluzhë janë ofruan informata mjaft të rëndësishme mbi shëndetin sikurse është; aktiviteti fizik, duhani, alkooli, mbipesha dhe ushqyeshmëria e shëndetshme, në njërën nga tendat ishin edhe profesionistet shëndetësor të QKMF nga Vushtrria ,cilët ofruan shërbime profesionale.

Aktiviteti ka qenë i gërshetuar me mundësi informimi dhe njoftimi lidhur me temat kryesore që përfshihen në këtë projekt, ndërkohë që stafi i mjekëve por edhe vullnetarët janë angazhuar që të dalin në ndihmë secilit persona që ka shprehur kërkesën dhe nevojën për një këshill, ndërsa gjatë katij aktiviteti ata janë shërbyer edhe ushqim dhe pije falas.

Një nga pikat e pashmangshme të këtij aktiviteti, sikur ka bërë edhe hera tjera “Mundësia” ka qenë organizimi i argëtimit dhe lojës për fëmijët e pranishëm, siç ishte edhe kësaj radhe, kur për më të vegjlit u kujdesen animatorët me program argëtues.

Ky aktivitet në vendin tonë po zhvillohet për herë të parë, më herët një projekt i këtillë është realizuar në Shqipëri, ndërkohë që në vendin tonë gjithsejtë do realizohen 8 karvanë, 4 prej të cilave do realizohen nga organizata KOPF, ndërkohë që 4 të tjera në rajonin e Mitrovicës do të realizohen nga “Mundësia”.

OJQ “Mundësia” pas realizimit me mjaftë sukses të karvanit në Prilluzhë, ka vazhduar përgatitjet për realizimin edhe të karvanit të dytë që do mbahet me 17 shtator në lokalitetin Bare të Shalës së Bajgorës me fillim në ora 12.00 që do zgjas deri në orën 15.00.

Si në karvanin e zhvilluar në Prilluzhë edhe në Bare do të marrin pjesë edhe stafi dhe personali shëndetësor nga Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj, të cilët kanë përfunduar një cikël trajnimi lidhur me këtë fushatë nga AQH.

Karvani do mbahet të premten në oborrin e Shkollës Fillore të Mesme e Ulët (SHFMU) ” Xhevat Jusufi” në fshatin Bare, ku po ashtu do vazhdohet të ngrit-et vetëdija në temat: ; aktiviteti fizik, duhani, alkooli, mbipesha dhe ushqyeshmëria e shëndetshme,në njërën nga tendat do të jenë edhe profesionistet shëndetësor të cilët do të ofrojnë edhe shërbime profesionale mjekësore.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...